Blloku i kryeministrit izraelit në detyrë, Benjamin Netanyahu, ka siguruar epërsinë në rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Izrael, por ende nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Izrael, deri në orën 07:58 të mëngjesit, kur ishin numëruar 57,3 për qind e kutive të votimit, blloku pro-Netanyahut kishte siguruar 55 mandate, ndërsa blloku kundër tij kishte marrë 49 mandate.
Ndërkohë, partitë arabe kanë siguruar gjithsej 16 mandate.
Në këto zgjedhje, 5,6 milionë qytetarë kanë votuar për të zgjedhur 120 anëtarët e parlamentit izraelit, të njohur si Knesset. Këto janë zgjedhjet e para të përgjithshme që nga fillimi i luftës në Gaza, në tetor të vitit 2023.
Gjatë fushatës zgjedhore, politikanë nga listat e udhëhequra nga arabët kanë akuzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu për nxitjen e urrejtjes ndaj qytetarëve palestinezë të Izraelit, me qëllim përmirësimin e rezultatit të tij elektoral.



