Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Zelensky bisedon me Edi Ramën: Faleminderit, Shqipëri për mbështetjen tuaj të palëkundur

GD
Gazeta Demos7 gusht 2025 në 18:23
Zelensky bisedon me Edi Ramën: Faleminderit, Shqipëri për mbështetjen tuaj të palëkundur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike të rëndësishme me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në frontin e luftës dhe angazhimet diplomatike të Ukrainës në arenën ndërkombëtare.

Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, lideri ukrainas ka vlerësuar lartë këtë komunikim, duke e cilësuar si “të rëndësishëm dhe konstruktiv”.

Ai theksoi se gjatë bisedës me Ramën ka ndarë një përmbledhje të situatës aktuale në vijën e frontit dhe përpjekjet në vazhdim për të siguruar paqen.

“Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për ta përfunduar këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të ndaluar vrasjet”, deklaroi Zelensky.

Gjithashtu, ai theksoi se përgatitjet për pjesëmarrje në forume të mëdha ndërkombëtare janë në proces, me qëllim forcimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë.

“Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë”, u shpreh Presidenti ukrainas, duke e përmbyllur mesazhin me një falënderim të veçantë për mbështetjen shqiptare.

“Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën”, përfundoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:29Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm
  • 20:35​Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7% pas sinjaleve për rifillimin e dialogut
  • 19:39Tërmet në Kretë të Greqisë
  • 22:40Tragjedi në Florida, rrëzohet avioni privat – 9 persona humbin jetën
  • 22:27Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare