Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Zelensky: Bisedë e gjatë dhe përmbajtësore me Trump, do të takohemi të hënën në Uashington

GD
Gazeta Demos16 gusht 2025 në 10:06
Zelensky: Bisedë e gjatë dhe përmbajtësore me Trump, do të takohemi të hënën në Uashington

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin Donald Trump pas samitit në Alaskë, një bisedë që përfshiu më shumë se një orë diskutime dypalëshe dhe më pas u zgjerua me pjesëmarrjen e liderëve evropianë të vendeve të NATO-s.

“E nisëm me bisedime një për një përpara se të ftonim liderët evropianë të bashkoheshin. Kjo telefonatë zgjati më shumë se një orë e gjysmë, përfshirë rreth një orë të bisedës sonë dypalëshe me Presidentin Trump,” tha Zelensky.

Presidenti ukrainas theksoi se Ukraina mbetet e gatshme të punojë me përkushtim maksimal për arritjen e paqes, ndërsa Trump e informoi atë mbi takimin me Presidentin rus Vladimir Putin dhe pikat kyçe të diskutimit.

Zelensky përshëndeti propozimin e Trump për një takim trepalësh midis Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë, duke thënë se “formati trepalësh është i përshtatshëm” dhe se “çështjet kyçe mund të diskutohen në nivelin e liderëve”.

Kreu i shtetit ukrainas njoftoi gjithashtu se të hënën do të zhvillojë një takim ballë për ballë me Trump në Uashington, ku do të diskutohen në detaje mënyrat për t’i dhënë fund luftës dhe vrasjeve në Ukrainë.

Zelensky nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së vendeve evropiane në të gjitha fazat e procesit, për të garantuar siguri të besueshme në bashkëpunim me SHBA-në. Ai shtoi se janë diskutuar edhe sinjale pozitive nga pala amerikane për përfshirje në garantimin e sigurisë së Ukrainës.

“Vazhdojmë të koordinojmë qëndrimet me të gjithë partnerët. Falënderoj të gjithë ata që po ndihmojnë,” përmbylli deklaratën e tij Presidenti Zelensky.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:23Merz pas humbjes së CDU-së në Mecklenburg: Rezultati është një katastrofë, marr përgjegjësinë për reformat!
  • 19:16Trump i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s