Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Vuçiq paranojak: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të filloj grevë urie

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 21:34
Vuçiq paranojak: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të filloj grevë urie

Aleksandar Vuçiq, kryetar i grupit parlamentar “Serbia po fiton”, ka deklaruar se në rast të ndonjë përpjekjeje për arrestimin e tij do të fillojë grevë urie.

Madje, ai ka pretenduar se kjo do të çonte në daljen e një milion njerëzve në rrugë.

Duke folur për Listën Studentore, e cila ka shumicën në Kuvendin e Serbisë, Vuçiq tha se “për ta e vetmja gjë e rëndësishme është se si t’i bëjnë dëm dikujt që e urrejnë”.

Vuçiq gjithashtu deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet apo të largohet

Ai përsëriti se në rast të një përpjekjeje për arrestimin e tij do të fillojë grevë urie, gjë që, sipas tij, do të nxiste daljen e një milion njerëzve në rrugë.

“Dhe çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në momentin që kjo të ndodhë? Unë nuk jam Marinika (Tepiq) apo Bosko (Obradoviq), që të bëj shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Për mua nuk ka asnjë problem. Ata menduan se do të ikja, se do të tërhiqesha”, tha Vuçiq gjatë një paraqitjeje në televizionin Pink.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore fitoi shumicën e votave, duke i dhënë fund dominimit shumëvjeçar të SNS-së në politikën serbe.

Lista Studentore u formua nga lëvizja protestuese studentore që u zhvillua pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Pas humbjes zgjedhore, Vuçiqi ka vazhduar të kritikojë kundërshtarët politikë dhe të paralajmërojë për pasojat që, sipas tij, mund të sjellë ndryshimi i pushtetit në Serbi. /AA/

vuçiqgrevëurie

Të ngjashme

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie – në sekondë një milion njerëz dalin në rrugë

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie – në sekondë një milion njerëz dalin në rrugë

12:40

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:55Edhe pas Dodikut, Dodik: Çfarë do të ndryshojë?
  • 23:47Sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit arrijnë nivelin më të lartë që nga fillimi i konfliktit
  • 22:56Trump paralajmëron sulme të reja të mëdha ndaj Iranit pas Vitit të Ri nëse dështon diplomacia
  • 21:16Ngjarje e rëndë në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, lëndohen edhe tre fëmijë
  • 18:20Trump dhe Putini po vendosin fatin e Evropës?