Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se javën e ardhshme do të vizitojë një pikëkalim kufitar për të takuar serbët që hyjnë dhe dalin nga Kosova dhe për të diskutuar me ta rreth problemeve që lidhen me zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Automjetet. Sipas tij, “rreth 10 mijë serbë, si dhe qindra profesorë, mjekë dhe mësues në veri të Kosovës mund të preken nga ky ligj”.
Vuçiqi ka thënë se po kërkohen zgjidhje për të shmangur pasoja të rënda për komunitetin serb dhe paralajmëroi masa mbështetëse, përfshirë ndihmë financiare për serbët më të varfër. Ai shtoi se pret mirëkuptim edhe nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në, megjithëse sipas tij politika amerikane ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë thelbësisht.
