Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

GD
Gazeta Demos2 shtator 2025 në 19:55
Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

“Serbia do të mbetet i vetmi vend evropian pa sanksione kundër Rusisë, ose më saktë, do të përpiqet ta mbajë të tillë”, është mesazhi i Aleksandar Vuçiç sot nga Pekini pas takimit të tij me Vladimir Putin.

Siç raporton kossev.info, Vuçiq ka biseduar me Putinin edhe për Kosovën.

Tutje, ai tha se Rusia e bëri të qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur, marrëveshje kjo që është nënshkruar në vitin 2013 për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Rusia është e vendosur në qëndrimin e respektimit të integritetit territorial të Serbisë. Por jo vetëm kaq. Ajo(Rusia) flet qartë për shkatërrimin dhe shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera që kemi nënshkruar me palën tjetër dhe në prani dhe me garancitë e një pale të tretë”, tha ai.

Megjithatë, ai nuk e përmendi drejtpërdrejt marrëveshjen evropiane mbi rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e cila vazhdoi në Bruksel dhe u arrit në vitin 2023.

Putini, thotë ai, i theksoi gjithashtu presidentit serb se si Serbia duhet ta ruajë pavarësinë e saj dhe i vuri në dukje se si disa “nuk duan” ta shohin Vuçiçin “në pozicionin e presidentit” dhe “në krye të Serbisë”.

“Dhe ai tha pa mëdyshje se respekton pavarësinë dhe politikën e jashtme të vendit tonë dhe se nuk është dikush tjetër që vendos në emrin tonë, por që ne i marrim vetë vendimet tona”, vazhdon Vuçiq.

Në takimin me presidentin rus morën pjesë zyrtarë të lartë rusë dhe serbë. Gjatë qëndrimit të tij në Pekin, Vuçiç do të takohet gjithashtu me presidentin kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë, ndërsa nesër do të marrë pjesë në një paradë ushtarake që shënon 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë.

Serbia

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 20:20Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë
  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 16:44CNN: Të paktën 213 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi