Ka përfunduar takimi trepalësh mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit rus, Vladimir Putin, dhe liderit kinez, Xi Jinping, i cili u mbajt në qytetin Shenzhen të Kinës.
Lajmi është bërë i ditur nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV, sipas të cilit takimi ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.
Para nisjes së bisedimeve, tre liderët kanë mbajtur fjalimet hyrëse, në të cilat kanë theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit mes tri fuqive kryesore bërthamore në botë. Në mesin e çështjeve që pritej të diskutoheshin ishin çarmatimi bërthamor dhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se tre liderët kanë “shumë për të diskutuar”, duke shtuar se ata “kanë diskutuar tashmë shumë”. Ai ka theksuar se si udhëheqës të tri vendeve kanë “përgjegjësi të veçantë” për të ruajtur dialogun produktiv.
“Shumë shpesh udhëheqësit e mëparshëm kanë shmangur të flasin me kombet me të cilat kanë pasur mosmarrëveshje”, ka deklaruar Trumpi duke shtuar se “Ne ndiejmë të kundërtën”.




