Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vuçiq dikton përfaqësimin politik të serbëve në Kosovë, sulmon alternativat jashtë kontrollit të Beogradit

GD
Gazeta Demos25 dhjetor 2025 në 18:28
Vuçiq dikton përfaqësimin politik të serbëve në Kosovë, sulmon alternativat jashtë kontrollit të Beogradit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dhënë deklarata të reja për Kosovën, duke u përfshirë drejtpërdrejt në procesin zgjedhor dhe duke sinjalizuar hapur se kush, sipas tij, është i pranueshëm dhe kush jo për të përfaqësuar serbët në institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjatë një vizite në punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Sava, Vuçiq ka shprehur mbështetje të drejtpërdrejtë për Lista Serbe, duke përsëritur linjën e tij të zakonshme ndërhyrëse në politikën e brendshme të Kosovës.

“Le të luftojmë që përfaqësuesit serbë t’i fitojnë vendet (ulëset) e tyre dhe që serbët të përfaqësohen në atë mënyrë që në të ardhmen ata të përfaqësojnë interesat e popullit tonë, dhe jo interesat e Albin Kurtit”, ka deklaruar Vuçiq, duke e përmendur drejtpërdrejt kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka komentuar gjithashtu largimin e një kandidati serb nga gara zgjedhore, duke e paraqitur këtë si shembull “pozitiv” të bindjes ndaj vijës politike të Beogradit.

“Mendoj se mesazhi nga z.Nikoliçeviç nga Shtërpca, i cili nuk deshi të dalë në zgjedhje kundër popullit të tij dhe që u largua nga lista e Albin Kurtit, ose më saktë lista e Rashiqit, është gjithashtu mesazh i mirë. Unë e mbështes sinqerisht dhe shpresoj për një fitore të madhe dhe domethënëse për Listën Serbe dhe besoj se ata do të marrin numrin më të madh të mandateve serbe dhe dua që ata të përfaqësojnë me sukses popullin tonë”, ka thënë Vuçiq.

Në fund, presidenti serb ka aluduar edhe në zhvillimet zgjedhore në Kosovë, duke pranuar se po i ndjek nga afër.

“Kurse sa i përket gjithçkaje tjetër, do t’ju gënjeja nëse do të thoja se në shtatë ditët e fundit i kam parë hulumtimet nga Prishtina, por shpresoj që nesër do të kemi më shumë kohë për t’u marrë me këtë”, ka shtuar ai.

Deklaratat e Vuçiqit janë një ndërhyrje e hapur në procesin demokratik të Kosovës dhe si përpjekje për të diktuar përfaqësimin politik të serbëve, duke delegjitimuar alternativat politike që nuk janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Beogradit.

Serbia

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:41Zjarr i fuqishëm në Kanada, mijëra banorë largohen nga shtëpitë
  • 22:26“Mami, mos më telefono” – momentet e tmerrit gjatë sulmit me armë në shkollën e Tajlandës
  • 21:54​Imeri: Zelensky sapo ke përqafuar hijen e Putinit në Ballkan
  • 21:18“Varet nga SHBA”, Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit
  • 21:08Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Joe Biden