Dy të rinj, 20 dhe 24 vjeç, janë arrestuar dhe janë lënë në paraburgim në lidhje me vrasjen e një shoferi taksie në qytetin Geel të Belgjikës, bëri të ditur Prokuroria e Antverpit. Vendimi për masën e sigurisë u mor nga gjyqtari hetues, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Viktima është shtetasi shqiptar Marko Beka, 45 vjeç, banues në Geel dhe me profesion taksist. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:00, pranë një parku pas kishës në fshatin Larum, teksa ndodhej në bisedë me disa pasagjerë. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, Beka nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Ai la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.
