Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Ilse Aigner mund të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë

GD
Gazeta Demos8 nëntor 2026 në 21:59
Ilse Aigner mund të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka njoftuar drejtuesit e partisë së tij se do të propozojë Ilse Aigner, kryetaren e Parlamentit të landit të Bavarisë, si kandidate për presidente të Gjermanisë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia dpa, duke cituar burime brenda partisë. Nëse zgjidhet, Aigner do të bëhej gruaja e parë që merr postin më të lartë shtetëror në Gjermani, transmeton Telegrafi.

Presidenti gjerman zgjidhet nga Asambleja Federale, një organ që mblidhet posaçërisht për këtë qëllim. Votimi për pasuesin e presidentit aktual, Frank-Walter Steinmeier, është caktuar të mbahet më 30 janar. Mandati i tij i dytë pesëvjeçar përfundon në marsin e ardhshëm.

Partia e Merz-it dhe partnerja e saj në koalicion, Partia Socialdemokrate (SPD), kanë një shumicë prej rreth 50 votash në Asamblenë Federale. Për këtë arsye, zgjedhja e deputetes 61-vjeçare konsiderohet shumë e mundshme.

Asambleja përbëhet nga 630 deputetët e Bundestagut dhe po aq përfaqësues të zgjedhur nga parlamentet e 16 landeve gjermane. Shumica e këtyre delegatëve janë deputetë të parlamenteve rajonale, të caktuar në bazë të përfaqësimit partiak, por në mesin e tyre mund të ketë edhe politikanë lokalë dhe figura publike.

Për të kandiduar për president të Gjermanisë, një person duhet të ketë shtetësi gjermane, të jetë së paku 40 vjeç dhe të ketë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare. Presidenti mund të shërbejë maksimumi dy mandate të njëpasnjëshme, nga pesë vjet secili

aignergjermanisëilse

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:58Dhjetë të vdekur, mes tyre pesë fëmijë - pasi një veturë përfundoi në liqen në Brazil
  • 19:18Trump flet për fitoren e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit: Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori
  • 19:12Rritet bilanci i viktimave në aksidentin hekurudhor në Egjipt, shkon në 7 numri i të vdekurve, 112 të plagosur
  • 18:18Jakub Kulik, polici që neutralizoi autorin e sulmit në Poloni, kishte shërbyer edhe si ushtar dhe në kohë të lirë zjarrfikës
  • 17:47Përplasen dy trena në Egjipt, 4 persona humbin jetën dhe 88 lëndohen