Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Vrasja e biznesmenit shqiptar për hakmarrje, portugezi dënohet me burgim të përjetshëm

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 07:58
Vrasja e biznesmenit shqiptar për hakmarrje, portugezi dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin portugez, Ruben Saraiva, i shpallur fajtor për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në prill të vitit 2023 në Shëngjin, ku Nikulaj u ekzekutua brenda ambientit të biznesit të tij, shkruan A2CNN.

Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”.

Sipas akuzës, krimi ishte i organizuar dhe i planifikuar, ndërsa roli i Saraivës konsiderohet kyç në ekzekutimin e tij. Në seancat e mëparshme janë paraqitur prova, dëshmi dhe ekspertiza që, sipas Prokurorisë, faktojnë përfshirjen e të pandehurit në këtë ngjarje të rëndë.

Sipas prokurorisë vrasja e Nikulajt dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhia për motive gjakmarrje. Të përfshirë si ndihmës edhe katër shtetas britanikë. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte vijim i zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt i nisur që në vitin e largët 1997.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:54Rama takon studentët: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta, jo te gurët
  • 08:0931 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund gjenocidit në Bosnjë e Hercegovinë
  • 12:33“Duhet të jetë ai shqiptari, gjithmonë vjen nga prapa”, reagimi epik i kryeministrit belg pasi Rama e përqafon
  • 14:06Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
  • 14:04Aleksandar Çupiq nga Lista Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë