Dy të rinj nga Tottenham janë dënuar për vrasjen e shqiptarit, Ervin Baraku, në një stacion metroje.
Sipas Policisë Britanike të Transportit , të cilës i referohet Top Channel, u shpallën fajtorë Kevin Nguyen, 21 vjeçar, dhe Milumo Pedrinho, gjithashtu 21 vjeçar.
Ngjarja tronditëse ndodhi më 23 korrik 2024, kur Nguyen dhe Pedrinho u përfshinë në një konflikt me viktimën, 33-vjeçarin Ervin Baraku, në një rrugë të afërt me stacionin.
Kevin Nguyen
Të dy të rinjtë ndoqën Barakun në stacionin e metrosë, ku Pedrinho e goditi atë me një thikë të madhe. Ngjarja u pasua nga një ndjekje brutale, dhe Baraku ra nga shkallët pas goditjes.
