Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vijon protesta në Tiranë, hyn në ditën 46

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 20:28
Vijon protesta në Tiranë, hyn në ditën 46

Protestuesit janë mbledhur për të 46-ën ditë radhazi në Tiranë, duke vijuar tubimet e tyre me kërkesën për largimin e Qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend.

Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit u mblodhën me flamuj kombëtarë dhe pankarta, përpara se të marshonin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Rama në burg”, “Berisha në burg” dhe “Balluku në burg”, ndërsa protestuesit kërkuan ndryshime politike dhe mbajtën fjalime para selisë së Qeverisë, edhe pse më të paktë në numër se ditët e shkuara.

Gjatë tubimit foli edhe aktivistja Luçiana Kokaj, një prej organizatoreve të protestës, e cila deklaroi se protesta ka arritur disa nga objektivat e saj.

Sipas Kokajt, protestat kanë ndikuar që Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, t’i kërkojë Qeverisë shqiptare të marrë në shqyrtim disa nga kërkesat e protestuesve.

“Protesta i ka arritur shumë nga qëllimet e saj. Anulimi i ligjit 21/24 do të jetë fitorja jonë e parë, por beteja jonë do të përfundojë vetëm kur këta të largohen”, u shpreh ajo.

Protesta vijoi me fjalime dhe thirrje para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.

Protestetirane

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar
  • 18:42“Mos targetoni shqiptarët”, ambasadori shqiptar kritika të djathtës britanike
  • 18:17Zjarret në Shqipëri, Nufi: 50 efektivë dhe 2 helikopterë në Dajt
  • 17:06Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është më prioritet
  • 16:20Përpjekjet në Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë