Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vdes në rrethana të dyshimta në Rusi, përfaqësuesi i prodhuesit serb të armëve ‘Jugoimport’

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 23:37
Vdes në rrethana të dyshimta në Rusi, përfaqësuesi i prodhuesit serb të armëve ‘Jugoimport’

Sherbimet e sigurisë së Serbisë dhe BIA i kanë dorëzuar presidentit të vendit raportin mbi vdekjen e dyshimtë të Radomir Kurtiqit, përfaqësues i “Jugoimport SDPR” në Moskë.

Sipas raportimeve të gazetës serbe “Blic”, Kurtiq ka ndërruar jetë më 17 nëntor 2025, në një rrugë të Moskës. Autoritetet serbe kanë pritur deri sot raportet forenzike nga pala ruse, të cilat ende nuk janë dorëzuar.

Radomir Kurtiq ndodhej në mandatin e tij të dytë si përfaqësues i “Jugoimport SDPR” në Moskë. Një komision i kompanisë ka vizituar zyrat në Moskë dhe ka konstatuar mungesën e një numri të madh dokumentesh, si dhe hard-disqeve të kompjuterëve.

Organet hetuese ruse nuk kanë ofruar asnjë informacion zyrtar për rastin ndaj ambasadës së Serbisë dhe përfaqësisë së “Jugoimport SDPR” në Moskë, as ndaj shërbimeve të sigurisë në Serbi.

Presidenti i Serbisë, gjatë një takimi me përfaqësues të shërbimeve të sigurisë dhe të “Jugoimport SDPR”, ka theksuar se askush nuk duhet fajësuar pa prova të forta, por se duhet kërkuar me këmbëngulje sigurimi i të gjitha informacioneve të nevojshme nga institucionet dhe shërbimet shtetërore të sigurisë së Rusisë.

rusiSerbi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:56Rama nga New York: Paqja nuk i paraprin zhvillimit ekonomik, është kusht për ta bërë atë të mundur
  • 10:55Tërmet në Maqedoni të Veriut
  • 10:06“Takime me agjentët serbë”, Klodiana Lala nis betejën ligjore ndaj Vlora Hysenit
  • 09:02Vuçiq: Do të jap dorëheqjen të dielën, por do të flas me Putinin para përfundimit të mandatit
  • 08:38"Kriminel", Edi Rama goditet me vezë në SHBA