Mes 3 milionë materialeve te reja që i përkasin dosjes së abuzuesit seksual, tashmë të ndjerë Jeffrey Epstein,të publikuara 1 ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë është edhe një ku përmendet Shqipëria.
Në faqen e Departamentit të Drejtësisë rezulton edhe një e-mail që ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, i cili kishte qenë kryeministër i Norvegjisë, i shkroi Epsteinit pas vizitës së tij në Shqipëri, në vitin 2012.
Në dokumentin që mban datën 25 maj 2012 Jagland shkruan: “Jeffrey, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë (Shqipëri), vajza të mrekullueshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Kthehem të enjten”.
Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten shumë të dhëna të tjera nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein, duke rinisur zbulimet sipas një ligji që synon të zbulojë atë që qeveria dinte rreth abuzimit seksual të vajzave të reja nga financuesi milioner dhe ndërveprimeve të tij me të pasurit dhe të fuqishmit.
