Duke sfiduar hapur Izraelin, Turqia i është bashkuar Spanjës, Italisë dhe Greqisë në mbrojtjen e flotiljes ndërkombëtare me ndihma për Gazën, të cilën e monitoruan teksa lundronte në lindje përmes Detit Mesdhe pavarësisht paralajmërimeve nga Izraeli për të ndaluar misionin, tregojnë të dhënat e fluturimit.
Faqet e gjurmimit të fluturimeve treguan se tre dronë të nisur nga baza ajrore turke e Çorlu kanë qarkulluar mbi flotilje për tre ditë, thotë Reuters, duke theksuar interesin ndërkombëtar në rritje për anijet që janë zotuar të shkelin një bllokadë detare izraelite rreth Rripit të Gazës.
Të hënën, flotilja globale Sumud, e përbërë nga anije civile që transportonin parlamentarë, avokatë dhe aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze për klimën Greta Thunberg, ishte ende qindra milje larg vijës bregdetare të Gazës.
