Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Turqia i lufton zjarret vdekjeprurëse

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 15:07
Turqia i lufton zjarret vdekjeprurëse

Zjarrfikësit në Turqi janë duke i vazhduar përpjekjet për t’i shuar zjarret që kanë përfshirë kodrat me pyje në perëndim të vendit të premten.

Zjarret që shpërthyen në të paktën pesë vende të ndryshme në provincën bregdetare të Egjeut kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve, shpërnguljen e dhjetëra mijëra banorëve dhe dëmtimin e rreth 200 banesave.

Zjarret thuhet të jenë shkaktuar nga temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët.

Ministri i Pylltarisë i Turqisë, Ibrahim Yumakli, tha të premten se zjarrfikësit, të mbështetur nga avionë zjarrfikës, janë ende në terren duke luftuar me një zjarr vdekjeprurës pranë qytetit Odemis për ditën e tretë me radhë.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës po punojnë për ta parandaluar përhapjen e një zjarri të ri që shpërtheu të enjten vonë pranë rrethit të Bucës.

Zjarri pranë Odemisit mori dy jetë – një punonjës pyjor që vdiq të enjten gjatë përpjekjeve për t’i shuar flakët, dhe një banor 81-vjeçar që humbi jetën për shkak të thithjes së tymit, sipas autoriteteve.

“Lufta jonë intensive nga ajri dhe toka për të kontrolluar zjarret në Odemis dhe Buca vazhdon”, tha ministri në platformën X, pa dhënë më shumë hollësi.

Një tjetër zjarr që shpërtheu të mërkurën pranë destinacionit turistik të njohur në Çesme u vu nën kontroll të premten, tha Yumakli.

Zjarri nxiti evakuim në tri lagje dhe shkaktoi mbyllje të përkohshme të rrugëve.

Zyrtarët turq nuk kanë dhënë ende ndonjë vlerësim të sipërfaqes së përgjithshme të tokës së djegur nga zjarret.

Autoritetet thanë se shumica e zjarreve në Izmir u shkaktuan nga defekte në linjat elektrike. Yumakli fajësoi zjarrin në Buca për shkëndijat e krijuara nga punëtorët e ndërtimit që përdornin një aparat për prerje metali.

Zjarret verore janë të zakonshme në Turqi, ku ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po përkeqësojnë kushtet./REL

Turqia

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:49Një pjesë e raketës SpaceX dyshohet se është përplasur me Hënën, reagon NASA
  • 11:16Përhapen 14 vatra zjarri në 12 orët e fundit në Shqipëri, pesë vijojnë të jenë aktive
  • 09:26Vritet influenceri meksikan, ishte live në TikTok
  • 08:51Drejtpërdrejt: Raketa e SpaceX pritet të godasë Hënën me shpejtësi të lartë sot
  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan