Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se ai e rezervon të drejtën për ta “siguruar ushtarakisht” bazën ajrore “Diego Garcia”, nëse marrëveshjet apo rregullimet në të ardhmen do ta kërcënonin qasjen amerikane në të, pas bisedimeve “produktive” me kryeministrin britanik, Keir Starmer.
Muajin e kaluar, Trumpi e kritikoi marrëveshjen që Britania e bëri më 2025 për ta dorëzuar sovranitetin e Arkipelagut Chagos – përfshirë një ishull ku ndodhet baza e përbashkët ShBA – Britani “Diego Garcia” – duke e quajtur akt të “dobësisë së plotë” dhe “budallallëkut të madh”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .
Megjithatë, në një shkrim të publikuar të enjten në rrjetin “Truth Social”, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se e kupton që marrëveshja e bërë nga kryeministri Starmer ishte “më e mira që ai mund ta bënte”.
