Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u pyet në një konferencë për shtyp nga një gazetar për mundësinë që Izraeli të përdorë një armë bërthamore kundër Iranit, nëse konflikti vazhdon që të përshkallëzohet.
“Izraeli nuk do ta bënte kurrë atë. I keni goditur [iranianët] deri në ferr dhe thjesht mund të largoheni tani dhe do të nevojiten dhjetë vjet që ata ta rindërtojnë as për së afërmi atë që e kanë tash për tash” – tha presidenti amerikan, sipas gazetës “The Guardian”.
Njëri nga këshilltarët e Trumpit, David Sacks, e kishte përmendur këtë rezultat të mundshëm në një intervistë javën e kaluar, kur ai e shprehu shqetësimin për mundësinë që konflikti të përshkallëzohej.
“Izraeli do të mund të shkatërrohej seriozisht, e pastaj duhet brengosur për [mundësinë që] Izraeli ta përshkallëzojë luftën duke e menduar përdorimin e një arme bërthamore, që do të ishte vërtetë katastrofale” – tha Sacks.
Kur u pyet nëse këshilltari e ka ndarë vlerësimin e tillë me të, Trumpi tha: “Jo, nuk e ka ndarë.”
