Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur kërcënimin e tij me hakmarrje ndaj Iranit, nëse Teherani vë në shënjestër protestues që kanë dalë rrugëve në numër të konsiderueshëm për ta shprehur pakënaqësinë me regjimin.
“Unë ua kam bërë me dije se nëse fillojnë të vrasin njerëz, gjë që janë të prirur ta bëjnë gjatë trazirave… ne do t’i godasim shumë fort” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Kur intervistuesi i tha se dhjetëra njerëz janë vrarë në protesta, Trumpi ia ktheu duke i thënë se disa prej tyre kanë vdekur nga shtypja e tollovia e jo të gjitha vdekjet janë shkaktuar patjetër nga forcat e rendit.
