Donald Trump ka postuar sërish në Truth Social ndërsa po zhvillohen bisedime të nivelit të lartë mes delegacioneve amerikane dhe iraniane në Islamabad.
Ai përsërit pretendimin e tij se ShBA-ja ka shkatërruar ushtrinë e Iranit, “duke përfshirë të gjithë Marinën dhe Forcën Ajrore të tyre, si dhe gjithçka tjetër”.
Ai deklaron se “Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti” dhe përsërit atë që ka thënë në postimet e mëparshme, se cisternat bosh të naftës janë në rrugë drejt ShBA-së për t’u “mbushur”.
