Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale, reagon Cook: S’ke të drejt

GD
Gazeta Demos26 gusht 2025 në 08:18
Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale, reagon Cook: S’ke të drejt

Përmes një letre të publikuar në rrjetin social Truth Social, Presidenti Trump e informoi Cook se ajo ishte shkarkuar me efekt të menjëhershëm, duke përmendur si arsye shkelje të pretenduara në dokumentacionin e hipotekës që ajo ka paraqitur për dy prona të ndryshme.

Sipas presidentit, Cook kishte deklaruar si rezidencë kryesore një pronë në shtetin e Michigan-it, përpara se të nënshkruante një dokument tjetër që përcaktonte një pronë në Gjeorgji si banesën e saj kryesore.

“Është e pakonceptueshme që nuk ishit në dijeni të deklaratës së parë kur firmosët të dytën”, thuhej në letrën e presidentit.

Në reagim ndaj këtij vendimi, Cook e ka quajtur shkarkimin të paligjshëm dhe ka refuzuar të dorëhiqet.

“Presidenti Trump nuk ka asnjë autoritet ligjor për të më larguar nga detyra. Unë nuk do të dorëhiqem dhe do të vazhdoj të ushtroj përgjegjësitë e mia në shërbim të ekonomisë amerikane, siç kam bërë që prej vitit 2022”, tha ajo në një deklaratë publike.

Deri më tani, Rezerva Federale nuk ka bërë asnjë koment zyrtar mbi këtë zhvillim.

Ekspertë juridikë dhe analistë të politikës monetare e kanë cilësuar veprimin e presidentit si një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së Rezervës Federale. Sipas Ligjit për Rezervën Federale, guvernatorët mund të shkarkohen vetëm për “arsye të justifikuara” dhe me një proces të mirëpërcaktuar ligjor, çka e bën vendimin e Trump të diskutueshëm në aspektin kushtetues dhe institucional.

Ky zhvillim pritet të ngjallë debate të ashpra në Kongres dhe në qarqet financiare, për ndikimin që mund të ketë në integritetin dhe pavarësinë e politikës monetare në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:32Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kah Dhërmiu
  • 23:15Putin: Ukraina hapi 'kutinë e Pandorës'
  • 20:44Serbia po digjet – BE i dërgon helikopterët
  • 18:26Carney përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trumpit
  • 18:214 vatra zjarri aktive në Shqipëri