Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rubio paralajmëron se lufta e Rusisë mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 22:45
Rubio paralajmëron se lufta e Rusisë mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar të enjten se lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë rajonal, nëse ngecja në luftime e shtyn ndonjërën nga palët luftuese të bëjë ndonjë veprim gjithnjë e më të rrezikshëm.

Duke folur në Lisbonë, në ndalesën e fundit të një vizite në tri vende anëtare të NATO-s, Islandë, Greqi dhe Portugali, Rubio tha se Uashingtoni beson se lufta, në fund, kërkon zgjidhje të negociuar dhe se mbetet i gatshëm t’i lehtësojë bisedimet diplomatike.

Ai foli në të njëjtën ditë kur një sulm rus ndaj dy autobusëve në qytetin ukrainas Kramatorsk vrau të paktën 33 njerëz, sipas autoriteteve vendase.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë (REL) për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sigurinë e krahut lindor të NATO-s, Rubio e cilësoi konfliktin si “luftime shumë të rrezikshme” që kanë ngecur, dhe tha se një luftë si kjo zakonisht përfundon ose përmes bisedimeve, ose përmes përshkallëzimit.

Mundësia e parë kërkon që të dyja palët të bëjnë lëshime të vështira. Ndërsa e dyta mund të përfshijë përshkallëzimin e konfliktit nga Rusia ose Ukraina, në përpjekje për ta ndryshuar baraspeshën ushtarake.

“Kjo është shumë e rrezikshme”, tha Rubio.

Ai paralajmëroi se përshkallëzimi mund të përfshijë sabotime në vendet fqinje anëtare të NATO-s, ndonjë sulm apo veprime të tjera që mund ta zgjerojnë me shpejtësi konfliktin.

Kjo mund ta “shndërrojë shpejt këtë luftë mes dy vendeve në një konflikt rajonal shumë më të gjerë dhe shumë më të rrezikshëm”, tha ai.

“Në fund, ne nuk besojmë se do të ketë zgjidhje ushtarake… Ne mendojmë se kjo luftë duhet të përfundojë dhe se zgjidhja e negociuar është më e shpejtë dhe më e mirë”, theksoi Rubio.

Ministri i Jashtëm i Portugalisë, Paulo Rangel, mbështeti përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se pushtimi rus shkel të drejtën ndërkombëtare dhe se çdo marrëveshje duhet ta respektojë sovranitetin e Ukrainës.

Rubio gjithashtu e riformuloi debatin për shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s, duke i përshkruar rritjet e shpenzimeve ushtarake si investim në mbrojtje, dhe jo thjesht si “shpenzim më të madh”. Ai tha se forcimi i shteteve anëtare të NATO-s do ta forconte aleancën dhe aftësinë e saj parandaluese.

Rubio tha se NATO-ja është në thelb një aleancë mbrojtëse dhe se besueshmëria e saj varet nga kapacitetet e vendeve anëtare.

“NATO-ja është e rëndësishme. Që NATO-ja të ketë rëndësi, ajo duhet të jetë e fortë”, tha ai. “Që NATO-ja të jetë e fortë, shtetet anëtare të NATO-s duhet të jenë të forta”.

Ai tha se vendet anëtare të NATO-s kanë rrethana të ndryshme dhe nuk mund të kontribuojnë të gjitha në të njëjtën mënyrë, por secila duhet të zhvillojë kapacitetet më të fuqishme që mundet.

Ai bëri gjithashtu thirrje për bashkëpunim më të madh në teknologjinë e avancuar ushtarake dhe në gjeneratën e ardhshme të armëve, duke thënë se aleatët duhet të punojnë së bashku për t’u përballur me kërcënimet e së ardhmes.

I pyetur nëse aleatët evropianë mund të vazhdojnë të mbështeten te SHBA-ja, në kushtet e ndryshimeve të mundshme në praninë ushtarake amerikane në Evropë, Rubio theksoi rëndësinë e ruajtjes së kapaciteteve të forta të NATO-s dhe aftësisë parandaluese.

Ai nuk dha hollësi për zhvendosjen e ardhshme të trupave amerikane, por tha se anëtarët e aleancës ndajnë përgjegjësinë për ruajtjen e fuqisë së saj.

Rubio gjithashtu kritikoi ashpër Iranin kur u pyet për shqetësimet lidhur me përdorimin e bazës ajrore portugeze, Lajes, dhe akuzat e ngritura nga Amnesty International për shkelje të mundshme të së drejtës ndërkombëtare.

Ai nuk pranoi të komentonte një hetim portugez, duke thënë se kjo është çështje për autoritetet portugeze.

Rubio e akuzoi Amnesty International se nuk po fokusohet te abuzimet e pretenduara të Qeverisë së Iranit ndaj protestuesve, përfshirë “vrasjet me gjakftohtësi të dhjetëra mijëra njerëzve në rrugë”.

“Këto janë krime lufte. Këto janë krime kundër njerëzimit. Këto janë krime të kryera kundër popullit të tyre”, tha Rubio./Radio Evropa e Lirë

rubioluftarusisë

Të ngjashme

Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

17:29

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:23Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit
  • 15:53Trump përsërit pretendimet për Nobel: Kam zgjidhur tetë luftëra