Në të njëjtën kohë kur u transmetua deklarata e liderit suprem iranian, presidenti amerikan, Donald Trump shkroi në rrjetin e tij social se Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga rritja e çmimeve globale të energjisë.
Ai ka theksuar se SHBA-ja është “prodhuesi më i madh i naftës në botë, me shumë diferencë”, dhe kur çmimet e naftës rriten, vendi fiton shumë para.
