Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump: ShBA-ja do të largohet “goxha shpejt” nga Irani, por do të rikthehet nëse ka nevojë

GD
Gazeta Demos1 prill 2026 në 19:20
Trump: ShBA-ja do të largohet “goxha shpejt” nga Irani, por do të rikthehet nëse ka nevojë

Shtetet e Bashkuara do të largohen nga Irani “goxha shpejt” dhe do të rikthehen për “goditje pikash”, nëse ka nevojë, i tha të mërkurën agjencisë “Reuters” presidenti amerikan, Donald Trump, disa orë para se të mbajë një adresim para kombit rreth luftës.

Kur konflikti është në javën e pestë dhe Trumpi është nën trysni për të gjetur një rrugëdalje në kohën e shtrenjtimit të naftës, presidenti caktoi një fjalim për në orën 21:00 sipas kohës lokale për ta diskutuar rrugën tutje, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në një intervistë telefonike me agjencinë “Reuters”, Trumpi tha se një element i fjalimit të tij do të jetë shprehja e neverisë ndaj NATO-s për atë që ai e konsideron mungesë të mbështetjes nga aleanca për objektivat e Shteteve të Bashkuara në Iran.

Përplasja transatlantike në mandatin e dytë të Trumpit u thellua, pasi aleatët evropianë iu përgjigjën negativisht kërkesës së tij për të ofruar ndihmë në ofrimin e kalimit të sigurt për tërë transportin e naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Ai tha se “absolutisht” është duke e shqyrtuar tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga NATO-ja, organizatë e ratifikuar nga Senati i ShBA-së më 1949. Trumpi e ka përmendur tërheqjen nga aleanca edhe në të kaluarën dhe me sukses u ka bërë presion vendeve anëtare që t’i rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

“Ata s’kanë qenë miq, kur kishim nevojë për ta. Kurrë nuk kërkuam shumë nga ta… ishte rrugë njëdrejtimëshe” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Trumpi dhe zyrtarët e tij kanë paraqitur afate të ndryshme për përfundimin e luftës. Ai tha të martën se ShBA-ja mund t’i japë fund fushatës ushtarake kundër Iranit brenda dy deri tri javësh.

Në intervistën e tij me agjencinë “Reuters”, ai refuzoi që të jepte ndonjë afat.

“Nuk mund t’ju tregoj saktësisht…. do të jemi jashtë [Iranit] goxha shpejt” – tha ai, duke shtuar se porsa të arrihet largimi, “do të kthehemi për të bërë goditje pikash” mbi caqe iraniane sipas nevojës.

Sipas presidentit amerikan, udhëheqja e re e Iranit tani përbëhet nga “njerëz tërësisht të ndryshëm”.

“Nuk kisha nevojë për ndërrim regjimi, por e morëm për shkak të viktimave të luftës. E morëm. Pra, kemi ndërrim të regjimit dhe gjëja e madhe që e kemi është që ata nuk do të kenë një armë bërthamore, as që dëshirojnë një të tillë” – tha Trumpi.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 20:20Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë