Rusia është pajtuar me armëpushim të pjesshëm për t’i ndalur të gjitha sulmet në disa qytete të Ukrainës për një javë, ka njoftuar presidenti amerikan Donald Trump.
Presidenti amerikan ka thënë në një mbledhje të kabinetit se i ka kërkuar Vladimir Putinit “të mos gjuajë në Kiev dhe qytete të tjera për një javë”. Sipas Trumpit, “Putini është pajtuar me këtë”.
Sipas Trumpit, kërkesa e tij ka qenë për shkak të temperaturave të ulëta me të cilat po përballen ukrainasit, në kohën kur Rusia ka goditur infrastrukturën kritike duke lënë shumë ukrainas pa ngrohje./Koha.net
