Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump po ndërton një sallë pritjeje prej 200 milionë dollarësh në Shtëpinë e Bardhë

GD
Gazeta Demos2 gusht 2025 në 21:45
Trump po ndërton një sallë pritjeje prej 200 milionë dollarësh në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të lërë gjurmë në Shtëpinë e Bardhë me një sallë të re prej 200 milionë dollarësh.

Puna do të fillojë në shtator dhe do të financohet nga Trump dhe donatorë të paidentifikuar, sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karolina Leavitt.

Leavitt e njoftoi projektin në një konferencë për shtyp, duke treguar vizatime se si do të duket produkti përfundimtar.

Ajo tha se do të përfundojë “shumë kohë para” përfundimit të mandatit të Trumpit.

“Jemi krenarë të njoftojmë se do të fillojë ndërtimi i sallës së re në Shtëpinë e Bardhë. Për 150 vjet, presidentët, administratat dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë kanë dëshiruar një hapësirë të madhe për evente në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë që mund të akomodojë dukshëm më shumë mysafirë sesa lejohet aktualisht. Shtëpia e Bardhë është një nga ndërtesat më të bukura dhe historike në botë, por Shtëpia e Bardhë aktualisht nuk është në gjendje të presë evente të mëdha në nder të udhëheqësve botërorë në vende të tjera pa pasur nevojë të ngrejë një tendë të madhe dhe të shëmtuar afërsisht 100 metra nga hyrja e ndërtesës kryesore”, tha ajo.

BREAKING: We're getting an expansion! Beginning in September, construction will begin on a brand-new 90,000 square ft ballroom that will be enjoyed for generations to come. ✨ Visit https://t.co/fYztfJspLP for more information pic.twitter.com/SVvlaDpRmA

Ky është ndryshimi i fundit që Trump po bën në Shtëpinë e Bardhë.

Kopshti i famshëm i Trëndafilave është aktualisht në ndërtim e sipër, me barin që zëvendëson trotuarin.

Ai gjithashtu ka paguar për instalimin e dy shtizave të flamujve 24 metra të larta në lëndinat veriore dhe jugore të Shtëpisë së Bardhë.

Trump gjithashtu e ridekoroi Zyrën Ovale me një sasi të madhe detajesh ari, duke përfshirë korniza fotografish dhe mobilje rreth oxhakut.

Ilustrimet artistike të asaj se si do të duket salla e re tregojnë se edhe ajo do të jetë e mbushur me dekorime ari, të ngjashme me dekorimet në sallën në klubin Mar-a-Lago të Trump në Florida.

Trump ka thënë prej kohësh se dëshiron të ndërtojë një sallë në Shtëpinë e Bardhë të ngjashme me atë në Mar-a-Lago — të cilën Trump ndonjëherë e quante “Shtëpia e Bardhë e Dimrit” gjatë mandatit të tij të parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:50Kongresisti amerikan Joe Wilson kërkon heqjen e plotë të statusit të SNS-it nga EPP
  • 19:39Pamje: Pasagjerët duartrokasin nga gëzimi pas aterrimit në aeroplanin ku piloti e theri kolegun
  • 17:39Ndërpritet ekzekutimi i të dënuarës me vdekje në ShBA, vetëm pak para realizimit
  • 10:49Rama mirëpret ambasadorin e ri amerikan në Tiranë
  • 10:49Rama mirëpret ambasadorin e ri amerikan në Tiranë