Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se “do të pezullojë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Spanjën”, duke thënë se SHBA-ja nuk dëshiron të ketë asgjë me këtë vend.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Ai kritikoi qeverinë spanjolle për refuzimin e lejes që forcat amerikane të përdorin bazat ushtarake spanjolle për operacionet e tilla, duke i quajtur veprimet e tyre “shumë jo miqësore”.
MINUTË PAS MINUTE: Gjithçka rreth sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së dhe përgjigjes së Teheranit
