Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump me gazetarët në “Air Force One”: Dua armëpushim sa më shpejt në Ukrainë, s’do të jem i kënaqur nëse s’ndodh sot

GD
Gazeta Demos15 gusht 2025 në 19:32
Trump me gazetarët në “Air Force One”: Dua armëpushim sa më shpejt në Ukrainë, s’do të jem i kënaqur nëse s’ndodh sot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është deklaruar para takimit që ai pritet të zhvillojë me liderin rus Vladimir Putin.

Presidenti amerikan ka thënë se ai dëshiron të shoh një armëpushim në Ukrainë ‘’sa më shpejt’’

“Dua të shoh një armëpushim sa më shpejt,” tha Trump, duke shtuar se “nuk do të jem i kënaqur nëse nuk ndodh sot.”

Ndërkohë, Trump publikoi një video të re nga biseda me gazetarët në bordin e Air Force One, ku dha ndoshta përgjigjen më të detajuar mbi pyetjen se çfarë do të përbënte sukses për samitin e sotëm, ku u shpreh se ai dëshiron ‘’disa gjëra’’.

“Nuk mund t’ju them këtë. Nuk ka asgjë të përcaktuar si e sigurt. Unë dua disa gjëra. Dua të shoh një armëpushim. Kjo nuk ka të bëjë me Europën. Europa nuk më thotë çfarë të bëj, por sigurisht që do të jetë pjesë e procesit, ashtu si edhe Zelensky. Por unë dua të shoh një armëpushim sa më shpejt. Nuk e di nëse do të ndodhë sot, por nuk do të jem i kënaqur nëse nuk ndodh sot. Të gjithë thonë që nuk mund të ndodhë sot, por unë thjesht po them që dua të ndalet vrasja. Jam këtu për ta ndalur vrasjen. E dini, nuk po japim para. Ne po fitojmë para. Ata po blejnë armët tona, dhe ne po i dërgojmë ato në NATO, e NATO-ja po na dërgon çeqe të mëdha dhe të bukura. Por kjo nuk më intereson… Ajo që më intereson është se javën e kaluar u vranë 7011 persona, pothuajse të gjithë ushtarë; 36 persona në një qytet që u godit nga një raketë. Më shumë se 7 mijë ushtarë. Është çmenduri.”, raporton The Guardian .

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive
  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik
  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra