Presidenti i Shteteve të Bashkuara është larguar papritur nga samiti i G7-ës që po zhvillohej në Kanada, duke ngritur spekulime mbi arsyet e këtij vendimi.
Mediat dhe zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, sugjeruan se ai ishte kthyer në Washington për të ndërhyrë në një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit.
Por presidenti amerikan, Donald Trump i ka mohuar këto raportime në një deklaratë të publikuar në platformën e tij Truth Social, ku shkroi:
”Presidenti që kërkon publicitet, Emmanuel Macron, gabimisht tha se lashë Samitin e G7 në Kanada për t’u kthyer në D.C. për të punuar për një ‘armëpushim’ mes Izraelit dhe Iranit. Gabim! Ai nuk ka asnjë ide pse jam tani në rrugë për në Washington, por me siguri nuk ka të bëjë me një armëpushim”.
