Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump: Irani po na lutet për ujdi, nëse s’pranon e pret ferri

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 19:59
Trump: Irani po na lutet për ujdi, nëse s’pranon e pret ferri

Ditë e re, strategji e vjetër për presidentin Donald Trump, i cili pas pretendimeve për sukses të madh në bisedimet me Iranin, i rikthehet kërcënimeve. Gjatë një mbledhjeje të kabinetit këtë të enjte, kreu i Shtëpisë së Bardhë këmbënguli se Teherani duhet të ulet në negociata për fundin e luftës ose në të kundërtën do të vazhdojnë t’i bombardojnë.

Siç ka bërë prej ditësh, ai pohoi sërish se Irani po lutet për një marrëveshje, edhe pse Teherani vazhdimisht ka mohuar të jetë duke negociuar me Shtetet e Bashkuara.

Ne kemi liri të lëvizim atje, në qytete dhe fshatra, dhe të shkatërrojmë të gjitha armët e tyre të çmendura bërthamore, raketat dhe dronët që po ndërtojnë. Ne po e bëjmë këtë. Tani ata kanë një shans për të bërë një marrëveshje, por kjo varet prej tyre. Dhe ata do t’ju thonë “ne nuk po negociojmë, nuk do të negociojmë”. Sigurisht që po negociojnë. Janë shkatërruar plotësisht. Kush nuk do të negocionte? Ata po luten për një marrëveshje. Por nuk e bëjnë, ne jemi makthi i tyre më i keq. Do të vazhdojmë t’i godasim pa pengesa, pa u ndalur.

Ai i cilësoi iranianët si luftëtarë të dobët, por negociatorë të mirë. Trump foli pasi një zyrtar i lartë i Iranit tha për agjencinë e lajmeve Reuters se plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës gati 4-javore është i njëanshëm dhe i padrejtë, por se diplomacia po vazhdon.

Gjatë mbledhjes së kabinetit, i dërguari i posaçëm i Trump në Lindjen e Mesme, Steve Wittkof, konfirmoi se SHBA i ka dorëzuar Teheranit, përmes Pakistanit, një plan 15-pikësh që formëson kornizën e një ujdie paqeje. Ai nuk dha detaje, por sipas raportimeve në media, SHBA kërkon që Teherani të heqë dorë nga programi bërthamor, të reduktojë raketat balistike dhe të pranojë bashkëmenaxhim të kanalit të Hormuzit.

Përmes medias shtetërore, Teherani tha se i ishte përgjigjur planit me 15 pika dhe se po priste përgjigjen e Shteteve të Bashkuara. Duke cituar një zyrtar të paidentifikuar, media Tasnim thekson se Irani kërkon plotësimin e 5 kushteve, ndër të cilat rreshtjen e akteve të agresionit, kompensime dhe riparime për dëmet në luftë. Zyrtari raportohet të ketë thënë gjithashtu se ushtrimi i sovranitetit mbi Ngushticën e Hormuzit është e drejtë e natyrshme dhe e ligjshme e Republikës Islamike.

Mes sinjaleve kontradiktore për të ardhmen e konfliktit, nafta është rritur sërish me mbi 5 për qind, duke u shitur të enjten për 108 dollarë për fuçi.

Teksa paqja nuk duket ende në horizont, sulmet mes palëve vazhdojnë. Pesë persona u plagosën pasi një bombë thërrmuese iraniane goditi një zonë banimi në Izraelin qendror. Dy persona u vranë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa sulme iraniane janë raportuar edhe në Kuvajt, Arabinë Saudite dhe Bahrein.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:35Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet në Indinë verilindore
  • 17:41Pekini përballet me reshje të dendura, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe rrëshqitje dheu
  • 15:30Shi i rrëmbyeshëm edhe në Shqipëri
  • 14:23BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë
  • 11:36Tajlandë: Adoleshenti vret gjyshërit, 6 persona në shkollë dhe veten