Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë dje se është nder për të që ta ketë mik të tij Kancelarin e Gjermanisë, Fridrich Merz, disa javë pasi ky i fundit kishe thënë se nuk ka shoqëri me Trump, por se janë vetëm koleg të mirë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Trump i ka komplimentuar secilin prej lidërve në takim. Duke folur për Merz, Trump tha se “është person shumë i fortë dhe lidër i fortë, si dhe shumë i respektuar në Gjermani”.
Aty pastaj ju referua si mik i tij.
“Ai është edhe miku im dhe është nder ta kem atë si mik”, tha Trump.