Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një afat të prerë për të pranuar planin amerikan të paqes për Gazën, duke paralajmëruar se “i gjithë ferri” do të shpërthejë kundër grupit nëse nuk e pranojnë.
Trump shkroi në platformën e tij Truth Social të premten se marrëveshja duhet të arrihet deri në orën 18:00 të dielës, sipas kohës së Uashingtonit.
Plani propozon ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur nga Hamasi – si dhe të mbetjeve të pengjeve që mendohet të jenë të vdekura – në këmbim të qindra banorëve të Gazës që janë të ndaluar.
