Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Macron: Është e turpshme të qëndrojmë pasivë përballë asaj që po ndodh në Gaza

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 23:12
Macron: Është e turpshme të qëndrojmë pasivë përballë asaj që po ndodh në Gaza

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kritikuar pasivitetin ndërkombëtar për situatën në Gaza, duke thënë se deklaratat për paqe nuk kanë sjellë përmirësim të situatës humanitare.

Duke folur para përfaqësuesve të shteteve, ai kujtoi se një vit më parë, në të njëjtën sallë, disa dhjetëra shtete njohën Palestinën.

“E kuptoj se disa janë shumë cinikë. E njohët në letër. Shikoni realitetin e situatës. Por çfarë vlere ka besueshmëria jonë nëse qëndrojmë pasivë përballë asaj që po ndodh në Gaza?”, tha Macron.

Ai kritikoi gjithashtu pretendimet se paqja është arritur, duke theksuar se kjo nuk ka sjellë hapjen e rrugës për dërgesat humanitare.

“Është e turpshme”, u shpreh presidenti francez.

Macron e zhvendosi vëmendjen edhe te situata në Bregun Perëndimor, ku tha se shkeljet po ndodhin “ditë pas dite”. Ai pyeti se në emër të kujt po ndërmerren këto veprime, duke theksuar se Hamasi nuk ka qenë aktiv në Bregun Perëndimor.

Sipas Macron, respektimi i të drejtës së popullit palestinez për të ekzistuar është thelbësor për sigurinë e Izraelit.

“Ajo që na nevojitet është respektimi i të drejtës legjitime të popullit palestinez, i të drejtës së tij legjitime për të ekzistuar. Kjo është parakusht për sigurinë, sot dhe nesër, të popullit të Izraelit”, deklaroi ai.

Delegacioni izraelit largohet nga salla, Erdogan në OKB kritikon Izraelin për gjendjen në Gaza

Macron kritikoi edhe qëndrimin se siguria e Izraelit kërkon shkeljen e sovranitetit të shteteve fqinje, duke argumentuar se një qasje e tillë, sipas tij, në vend se ta forcojë sigurinë e Izraelit, e dobëson atë.

“Të gjithë ata që pretendojnë se siguria e Izraelit kërkon shkeljen e sovranitetit të të gjitha shteteve fqinje të tij, po bëjnë një gabim. Ata po e dobësojnë sigurinë e Izraelit sot dhe, në vazhdim, po e kërcënojnë sigurinë e Izraelit”, tha Macron.

Ndryshe, Izraelin e kritikoi gjatë ditës edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

macrongazaturpshme

Të ngjashme

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:41

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:2416 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
  • 18:33Franca rrit pagën minimale në mbi 1.500 euro nga 1 dhjetori
  • 18:11“Kam punuar në bunkerin e Hitlerit përpara se të arratisesha", historia e jashtëzakonshme e 101-vjeçarit
  • 18:08Polici polak pasi doli nga koma pyeti për kolegun me të cilin e neutralizuan sulmuesin: “A është Kuba gjallë?”
  • 18:01Franca akuzon Iranin për sulmet kibernetike ndaj frigoriferëve në supermarketet franceze