Presidenti amerikan Donald Trump tha se në skenën ndërkombëtare, SHBA-ja respektohet më shumë se kurrë më parë, duke përmendi se ka ndalur disa lufta dhe konflikte në botë përfshirë edhe atë mes Kosovës e Serbisë.
Trump foli për këto gjatë darkës së themeluesve të American Cornerstone Institute. “Shiko vetëm këtë. Armenia dhe Azerbajxhani, Kamboxhia, Kosova dhe Serbia, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia. Ne i ndaluam të gjithë. Dhe 60 për qind e tyre u ndaluan për shkak të tregtisë,” tha Trump.
