Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump edhe para liderëve evropianë thotë se i ndali gjashtë luftëra – lista e tij përfshin edhe “konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”

GD
Gazeta Demos18 gusht 2025 në 23:04
Trump edhe para liderëve evropianë thotë se i ndali gjashtë luftëra – lista e tij përfshin edhe “konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, edhe në takimin e sotëm me liderët evropianë, ka deklaruar se ka ndalur gjashtë luftëra që prej se është kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë deklarimeve të mëhershme, në këtë listë ai e ka përfshirë edhe ndaljen e një konflikti të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë.

Kur u pyet nëse do të kërkonte një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë përpara se të negociohej një marrëveshje e plotë paqeje, Trump tha se kishte përfunduar gjashtë luftëra që nga hyrja në detyrë, pa e përmendur fare armëpushimin, shkruan BBC.

“I përfundova këto luftëra pa përmendur as fjalën armëpushim”, deklaroi Trump.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i kishte renditur shtetet për të cilat kishte folur Trump.

“Presidenti tani ka përfunduar konfliktet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, si dhe Egjiptit dhe Etiopisë”, kishte thënë Leavitt.

Konfiktin e mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, Trump kishte thënë se e kishte ndalur me paralajmërimin ndaj dy vendeve që nëse shkonin drejt asaj rruge, nuk do të mund të bënin tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, pas kthimit nga vizita në ShBA, Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të muajit maj ka marrë informacione të reja lidhur me planet e Serbisë për përshkallëzim.

“Me konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë kam pas takime me institucionet e sigurisë që më raportojnë si president. Menjëherë kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë duke kërkuar mbështetjen e tyre për ta ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Osmani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:23Merz pas humbjes së CDU-së në Mecklenburg: Rezultati është një katastrofë, marr përgjegjësinë për reformat!
  • 19:16Trump i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s