Në një postim në Truth Social, Trump tha se Bruce, që ka punuar në Departamentin amerikan të Shtetit që kur mori detyrën në janar, ka bërë një “punë fantastike” në këtë rol.
Para se t’i bashkohej qeverisë, Bruce ishte një kontribuese konservatore e Fox News për më shumë se 20 vjet dhe ka shkruar disa libra që janë kritikë ndaj liberalëve, përfshirë “Fear Itself: Exposing the Left’s Mind-Killing Agenda”.
Nuk është e qartë se kur ajo do ta marrë rolin dhe nëse nominimi i saj konfirmohet nga Senati, raporton BBC.
“Jam i kënaqur të njoftoj se po e nominoj Tammy Bruce, një Patriote të Madhe, Personalitet Televiziv dhe Autore Bestseller, si Zëvendës-Përfaqësuesen tonë të ardhshme të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, me gradën e Ambasadores”, shkroi Trump në një postim në Truth Social të shtunën.
