Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Trump e konfirmon se do të shkojë në Lindjen e Mesme të dielën

GD
Gazeta Demos9 tetor 2025 në 22:09
Trump e konfirmon se do të shkojë në Lindjen e Mesme të dielën

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka konfirmuar të enjten se planifikon të niset për në Lindjen e Mesme diku të dielën, pasi Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.

Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas nënshkruan një marrëveshje të enjten për të ndaluar shkëmbimin e zjarrit dhe për të liruar pengjet izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, në fazën e parë të iniciativës së Trump për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Gaza që ka tronditur Lindjen e Mesme.

Pas nënshkrimit të disa urdhrave ekzekutivë, presidenti amerikan, Donald Trump, e nisi mbledhjen e kabinetit të tij sot duke folur për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

Ai tha se mbrëmë është arritur një përparim i rëndësishëm në Lindjen e Mesme, sipas tij, diçka që njerëzit mendonin se nuk do të ndodhte kurrë.

“Ne i dhamë fund luftës në Gaza dhe, në të vërtetë, në një shkallë shumë më të gjerë, krijuam paqe. Mendoj se do të jetë një paqe e qëndrueshme.”

“Siguruam lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura, të cilët duhet të lirohen të hënën ose të martën. Marrja e tyre është një proces i ndërlikuar”, shkruan Reuters.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:42Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë
  • 13:31BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për kriza, rekomandon rezerva ushqimore dhe ujë për 72 orë
  • 12:19Aksidentohet autobusi i shkollës në Francë afër kufirit me Zvicër- Vdesin të paktën dy fëmijë, lëndohen 16 persona të tjerë
  • 10:30Këngëtari Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK
  • 08:25Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët