Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

GD
Gazeta Demos1 korrik 2025 në 20:55
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.

Trump pritet të takohet me Netanyahun të hënën dhe u tha gazetarëve gjatë një vizite në Florida se do të jetë “shumë i prerë” me të për nevojën e një armëpushimi të shpejtë në Gazë, duke theksuar se edhe Netanyahu e dëshiron një të tillë.

Zyrtari i lartë izraelit, Ron Dermer, ka qenë në Uashington këtë javë për të zhvilluar bisedime para takimit mes dy liderëve.

Ai pritej të takohej sot me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, tha një zyrtar izraelit.

Trumpi dhe Netanyahu bashkëpunuan në një operacion ushtarak kundër centraleve bërthamore të Iranit në qershor, i cili kulmoi bombardime nga bombarduesit amerikanë B-2.

Trump tha se bombardimet e “shkatërruan” kapacitetin bërthamor të Teheranit, megjithatë shkalla e dëmeve të shkaktuar në programin bërthamor iranian është e diskutueshme.

Trump tha se shpreson që javën e ardhshme të arrihet një marrëveshje armëpushimi për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit, të mbështetur nga Irani, në Gazë, raporton REL.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Shpresojmë se do të ndodhë. Dhe, mezi presim që të ndodhë gjatë javës së ardhshme”, u tha ai gazetarëve duke u nisur nga Shtëpia e Bardhë për një vizitë njëditore në Florida.

“Dëshirojmë t’i lirojmë pengjet”, shtoi ai.

Hamas ka thënë se është i gatshëm t’i lirojë pengjet e mbetura në Gazë në kuadër të çdo marrëveshjeje për të përfunduar luftën, ndërsa Izraeli thotë se lufta mund të mbarojë vetëm nëse Hamasi çarmatoset zhbëhet.

Hamas nuk pranon t’i dorëzojë armët.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se lufta izraelite pas 7 tetorit i ka vrarë mbi 56.000 palestinezë.

Lufta ka shkaktuar gjithashtu krizë urie, ka zhvendosur tërë popullsinë e Gazës dhe ka nxitur akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Izraeli i mohon këto akuza.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:41Zjarr i fuqishëm në Kanada, mijëra banorë largohen nga shtëpitë
  • 22:26“Mami, mos më telefono” – momentet e tmerrit gjatë sulmit me armë në shkollën e Tajlandës
  • 21:54​Imeri: Zelensky sapo ke përqafuar hijen e Putinit në Ballkan
  • 21:18“Varet nga SHBA”, Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit
  • 21:08Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Joe Biden