Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Tronditës në Shkodër: Ky është 62-vjeçari që vrau me çifte gruan e tij

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 15:48
Tronditës në Shkodër: Ky është 62-vjeçari që vrau me çifte gruan e tij

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të enjte në qytetin e Shkodrës ku mbeti viktimë një 55-vjeçare.

Sipas Euronews.al viktima është identifikuar si Bardhe Ziçi.

Ajo dyshohet se u vra me çifte nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në lagjen “Mark Lula”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë arrestuar 62-vjeçarin dhe e kanë shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 15:21Kompanitë britanike të energjisë në alarm pasi hakerët e lidhur me Iranin mbyllën një termocentral
  • 10:16Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, 37 persona të lënduar
  • 10:13Trump pas dështimit të negociatave me Kanadanë: Duan përfitimet e një shteti pa qenë shtet
  • 09:47Aksident i rënd në Gjermani: Dy vetura bëhen copë-copë
  • 09:32Irani kërcënon me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë pikë nafte nuk do të kalojë