Një 20-vjeçar ka humbur jetën në Venecia, pasi u mbyt në ujërat pranë zonës së San Polos.
Sipas raportimeve, i riu ishte pjesë e një grupi prej tre personash që përfunduan në ujë. Dy prej tyre arritën të shpëtohen nga një varkë që po kalonte aty pranë, ndërsa i treti nuk doli më në sipërfaqe.
Trupi i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm pranë kazermave të Guardia di Finanza. Zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 05:30, duke nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit.
