Top Channel raporton duke iu referuar burimeve se 8 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine në mes të të arrestuarve edhe zyrtarë policie.
Akuza edhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm. SPAK pritet të sjellë njoftim për shtyp në lidhje me këtë çështje. Burime bëjnë me dije se janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850-1000 kilogram.