Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 19:52
Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë

Kancelari Friedrich Merz do duhej të ishte në Nju Jork, në Kombet e Bashkuara ku zhvilloheshin punimet e Asamblesë së Përgjithshme. Por ai e anuloi udhëtimin në SHBA për t’u marrë me pasojat e rezultateve të dobëta zgjedhore që partia e tij, CDU pësoi fundjavën e kaluar në Mecklenburg-Vorpommern dhe Berlin.

Të martën pasdite (22.09) u mblodhën deputetët e CDU-së dhe CSU-së për të debatuar pas rezultatit historikisht të dobët në zgjedhjet e Meklenburg-Pomeranisë dhe Berlin, në një atmosferë të rëndë, siç u tha.

Në media madje flitej këto ditë për “muzgun politik” të kancelarit. Disa përshpërisnin edhe për një revoltë të mundshme brenda grupit parlamentar. Por revoltë nuk pati. Nga qarqet e CDU thuhet, se atmosfera e takimit nuk ishte e lehtë pas humbjes së rëndë zgjedhore të CDU. Deputetët thanë se Merz edhe njëherë në takimin e grupit parlamentar të Unionit kërkoi të vazhdohej kursi i reformave.Daniela Ludwig, ish-e ngarkuar e qeverisë federale për çështjet e drogës nga radhët e CSU-së, ngriti një pyetje retorike: “Po çfarë do të përmirësonte një revolucion?”, duke shtuar, se “revolucionet deri më sot nuk kanë ndryshuar kurrë asgjë për mirë”, sipas mediave.

“Kancelari mbetet”

Kurse deputeti i CDU-së nga Saksonia e Poshtme, , i pyetur për kancelarin, u përgjigj menjëherë: “Kancelari mbetet.” Sipas tij, për këtë nuk ka asnjë dyshim. “Por kancelari me siguri e ka kuptuar gjithashtu se duhet të ndryshojmë disa gjëra. Dhe pikërisht për këtë ai tha se duhet të shohim drejt së ardhmes.” Kreu i grupit parlamentar, Thorsten Frei është i mendimit të shikohet tanimë drejt së ardhmes. Para mbledhjes me kancelarin, ai analizoi situatën: “Zgjedhjet e fundjavës nuk ishin thjesht zgjedhje proteste.” Frei shtoi, se “përtej kësaj, ato treguan edhe se ka boshllëqe në trajtimin e disa çështjeve tematike. Me këtë duhet të merremi, duhet ta pranojmë dhe prej saj duhet të nxjerrim mësimet e duhura.”

Serap Güler, deputete e CDU-së nga Renani Veriore-Vestfali, e përshkruan kështu rrugën që kancelari synon të ndjekë: “Mendoj se, nga njëra anë, bëhet fjalë për çështjen e drejtësisë sociale. Kancelari federal e bëri të qartë edhe pas mbledhjeve të forumeve drejtuese se në vendin tonë ka shumë njerëz që ndihen të lënë pas dore, që ndihen të përjashtuar nga proceset. Këtyre njerëzve duhet t’u drejtohemi më mirë dhe t’i përfshijmë sërish edhe politikisht.” Nga ana tjetër, sipas saj, u bë fjalë edhe për reformat: “Ne po zbatojmë reforma në mënyrë që vendi të mbetet i aftë për të përballuar të ardhmen edhe pas 30 vjetësh dhe që të ruhet drejtësia mes brezave.”

Theksohet uniteti

Por si mund të vazhdohet kursi i reformave dhe njëkohësisht të vihet më shumë theksi te drejtësia sociale? Të harmonizohen interesat e Unionit dhe të SPD-së? Zëvendëskryetari i grupit parlamentar, Mathias Middelberg, beson se kjo është e mundur. Megjithatë, sipas tij, të gjithë janë të vetëdijshëm se kanë vetëm një mundësi: të veprojnë të bashkuar si grup parlamentar i Unionit dhe, në fund, edhe si qeveri. “Nëse tani lejojmë që të përçahemi, atëherë nuk do të dështojë vetëm kjo qeveri, por në fund do të dështojë edhe ky vend.” Takimi i Unionit përfundoi pa pasoja të rënda për kancelarin. Merz mori mbështetjen e deputetëve të tij dhe kaloi një provë politike që, paraprakisht, dukej shumë më e vështirë./ DW

revoltëkancelarikundër

Të ngjashme

Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan,

Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan

15:26
Mërgata kundër vendimit të Hagës, paralajmërohet protestë në Gjenevë e në Helsinki

Mërgata kundër vendimit të Hagës, paralajmërohet protestë në Gjenevë e në Helsinki

09:31

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:39Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit në Asamblenë e OKB-së: Jemi viktima të terrorizmit, jo autorë
  • 14:32Zbardhet dosja: Vlora Hyseni informonte Agasin për takimet me Edi Ramën: S’do rri më shumë se një orë
  • 14:30Berisha akuzon Ramën për rastin e Vlora Hysenit: Çdo hap e ka bërë me dijeni dhe porosi të tij
  • 14:29Kryeministri Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH-it pas shkarkimit të Vlora Hysenit
  • 12:31‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre