Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Thikë me dy teha” Pse do dështojë plani i Trump për Iranin?

GD
Gazeta Demos16 korrik 2026 në 18:33
“Thikë me dy teha” Pse do dështojë plani i Trump për Iranin?

Valët e fundit të sulmeve amerikane ndaj Iranit, që synojnë hapjen me forcë të Ngushticës së Hormuzit, po godasin gjithashtu kapacitetet ushtarake iraniane, të cilat SHBA-ja synon t’i shkatërrojë përpara se të ndërmarrë operacione më komplekse kundër Iranit. Kështu kanë bërë të ditur tre zyrtarë amerikanë për Reuters.

Zyrtarët thanë se sulmet, në praktikë, forcojnë opsionet shtesë ushtarake për presidentin Donald Trump. Ai e ka lënë botën në pasiguri lidhur me hapat e tij të ardhshëm, pasi njoftoi Kongresin fundjavën e kaluar për rifillimin zyrtar të konfliktit me Iranin.

Pavarësisht goditjeve të rënda ndaj ushtrisë iraniane që nga fillimi i fushatës amerikane dhe izraelite më 28 shkurt, Teherani ruan kapacitete të konsiderueshme me dronë dhe raketa. Gjithashtu, ai ka sulmuar cisterna që kalonin në zonë, si edhe fqinjët e tij në Gjirin Persik.

Njëri prej zyrtarëve amerikanë tha se sulmet mund të shihen si “operacione përgatitore”, që dobësojnë mbrojtjen iraniane në rast se ushtria amerikane do të urdhërohej të kryente operacione më intensive në të ardhmen.

“Kjo po ndihmon në krijimin e kushteve të duhura, nëse do të jetë e nevojshme”, tha zyrtari.

Në muajin mars, Reuters raportoi se ushtria amerikane po planifikonte krijimin e opsioneve për të dislokuar trupa amerikane në bregdetin e Iranit, me qëllim sigurimin më të mirë të Ngushticës së Hormuzit. Në atë kohë, zyrtarët thanë se administrata Trump kishte diskutuar gjithashtu dërgimin e forcave tokësore në ishullin iranian Kharg, qendra kryesore nga ku realizohen rreth 90% e eksporteve të naftës së Iranit. Një operacion i tillë do të ishte i rrezikshëm, pasi Irani mund ta godiste ishullin me një breshëri raketash dhe dronësh nga territori i tij.

Të martën, Trump tha se kishte urdhëruar ushtrinë të shmangte goditjen e objekteve të naftës së Iranit gjatë sulmeve të mëparshme ndaj ishullit Kharg. Megjithatë, ai e ka lënë të hapur mundësinë e marrjes nën kontroll të ishullit.

“Nëse i dobësojmë mjaftueshëm dhe thellësisht, do ta bëja atë”, u shpreh ai për Fox News.

Trump ka kërcënuar gjithashtu se do të sulmojë një vendndodhje të lidhur me programin bërthamor të Iranit, të njohur si Mali Pickaxe, një objekt i fortifikuar i ndërtuar thellë nën tokë, pranë njërit prej objekteve kryesore bërthamore të Teheranit.

Mark Cancian, oficer në pension i Marinës Amerikane dhe ekspert në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se gatishmëria e Trump për të diskutuar publikisht opsione ushtarake, siç është marrja nën kontroll e ishullit Kharg, është një “thikë me dy presa”. Sipas tij, kjo mund t’i shërbejë diplomacisë duke i vënë iranianët në gjendje ankthi, por është gjithashtu “e dëmshme për ushtrinë, sepse po tregojmë se ku mund të shkojmë

SHBA

Të ngjashme

Vendimi i Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit, një sfidë e re për Netanyahun

Vendimi i Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit, një sfidë e re për Netanyahun

13:46
Trump thotë se ka pezulluar sulmin ndaj Iranit

Trump thotë se ka pezulluar sulmin ndaj Iranit

09:22

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:27U hodh në ujë për t’u freskuar nga vapa, por 14-vjeçari humbi jetën tragjikisht
  • 16:39Çfarë kanë thënë Trumpi dhe Irani për bisedimet, pasi u anuluan sulmet e planifikuara
  • 08:35Zjarret në Washington detyrojnë 65 mijë persona të evakuohen
  • 20:28Serbia pret mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, ankohet se Kurti shkeli marrëveshjen për Ujmanin
  • 19:48Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni