Autoritetet kanë thënë se të paktën tre studentë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një shkolle me konvikt në provincën Java Lindore të Indonezisë.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit, Mohammad Syafii, tha se deri më tani “numri i viktimave është 102 persona, përfshirë 99 të mbijetuar dhe 3 të vdekur”.
11 persona janë shpëtuar nga rrënojat dhe 91 të tjerë kanë arritur të shpëtojnë, tha agjencia e menaxhimit të fatkeqësive.
77 persona të tjerë u dërguan në disa spitale në zonë për trajtim për lëndimet e tyre, sipas agjencisë.
“Përpjekjet për të vlerësuar vendin, për të monitoruar strukturën e mbetur të ndërtesës dhe për të përgatitur rrugët e evakuimit për viktimat janë fokusi kryesor i ekipeve në terren”, tha agjencia në një deklaratë në mediat sociale.
