Kjo situatë ka vënë në sprovë qëndrueshmërinë fizike të banorëve, veçanërisht të të moshuarve dhe fëmijëve, ndërsa banorët e Tiranës po kërkojnë çdo mënyrë për t’i bërë ballë vapës përvëluese.

Një ndër zgjidhjet e shpejta dhe të aksesueshme për banorët kanë qenë burimet e ujit të vendosura në sheshin “Skënderbej”.

Qytetarë të çdo moshe janë parë duke u freskuar, larë duart apo lagur fytyrën për të zbutur efektet e temperaturave ekstreme.