Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 120 kilometrash (74.6 miljesh), rreth 58 kilometra (36 milje) në perëndim të Tobelos, në provincën e Malukut Verior, në orën 11:31 me kohën lokale (02:31 GMT), shkruan Anadolu , transmeton klankosova.tv.
Agjencia e Indonezisë për Meteorologji, Klimatologji dhe Gjeofizikë (BMKG) njoftoi se nuk kishte rrezik për cunami pas tërmetit.
