FBI-ja po heton “lidhje të mundshme me terrorizmin” sulmin në masë që ndodhi në orët e para të së dielës (me orë lokale të SHBA) në Austin të Teksasit të SHBA’ve, duke lënë të paktën tre persona të vdekur dhe 14 të plagosur.
“ Natyrisht, është ende shumë herët në proces për të përcaktuar një motiv të saktë, por kishte tregues mbi subjektin dhe më pas automjetin e tij që tregojnë një lidhje të mundshme me terrorizmin “, tha Alex Doran, agjent special në detyrë përgjegjës për Divizionin e FBI-së në San Antonio, në një konferencë për shtyp të dielën në mëngjes.
Tre prej të shtruarve në spital janë në gjendje kritike, thanë zyrtarët.