Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Të shtëna në Brooklyn, 3 të vdekur dhe 8 të plagosur pas një sulmi me armë zjarri

GD
Gazeta Demos17 gusht 2025 në 17:53
Të shtëna në Brooklyn, 3 të vdekur dhe 8 të plagosur pas një sulmi me armë zjarri

Një konlfikt me armë zjarri ka tronditur gjatë natës lagjen Crown Heights në Brooklyn, duke lënë tre persona të vrarë dhe tetë të plagosur. Ngjarja ndodhi në një sallë pritjeje të mbushur me njerëz, pas një grindjeje të nisur brenda lokalit “Taste of the City”.

Sipas komisioneres së Policisë së Qytetit të Nju Jorkut, Jessica Tisch, disa telefonata për të shtëna në këtë vend u regjistruan në numrin 911 rreth orës 3:30 të mëngjesit. Policia mbërriti disa minuta më vonë dhe gjeti 11 persona të qëlluar me armë brenda sallës së pritjes.

Tre viktimat u shpallën të vdekura në vendngjarje: një burrë 27-vjeçar, një burrë 35-vjeçar dhe një person tjetër, mosha e të cilit nuk është bërë e ditur. Viktimat e plagosura, tetë meshkuj dhe tre femra, janë të moshës nga 27 deri në 61 vjeç dhe u dërguan menjëherë në spitalet lokale. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë publike deri në mëngjesin e së dielës.

Hetuesit gjetën të paktën 36 gëzhoja dhe një armë zjarri pranë vendngjarjes, të cilën po përpiqen ta lidhin me incidentin. Policia beson se në të shtënat kanë qenë të përfshirë disa persona, por deri më tani nuk ka arrestime.

Komisionerja Tisch e cilësoi ngjarjen si “një anomali” në kontekstin e uljes së incidenteve me armë në qytetin e Nju Jorkut gjatë shtatë muajve të fundit. Megjithatë, ajo theksoi se kjo nuk e zvogëlon rëndësinë e ngjarjes tragjike.

Incidenti vjen pas disa të shtënave masive në qytet gjatë këtij viti, përfshirë edhe një sulm në Times Square dhe një tjetër në një rrokaqiej në Manhattan.

Sipas të dhënave të Arkivit të Dhunës me Armë, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar deri tani 272 të shtëna masive gjatë këtij viti, të cilat përkufizohen si ngjarje ku plagosen katër ose më shumë persona, përveç autorit.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:07Përfundojnë takimet me Putinin dhe Zelenskyn, Witkoff dhe Kushner kërkojnë rikthimin e bisedimeve trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë
  • 20:24Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt
  • 18:30Pas dronit në aeroport, Gjermania me strategji të re kundër sabotimeve
  • 15:21Gjermani: Fëmija bie nga një veturë në lëvizje, përplaset më pas nga autoambulanca
  • 14:10Netanyahu e quan Katarin “shtet armiqësor”, ndërsa Doha përplaset me Iranin