Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Stuhia e fuqishme godet Greqinë perëndimore, përmbytje në Korfuz, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

GD
Gazeta Demos31 gusht 2025 në 21:54
Stuhia e fuqishme godet Greqinë perëndimore, përmbytje në Korfuz, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz, Kostur, Grevena, Kozan dhe Janinë.

Në Korfuz, brenda vetëm një ore ranë 126 milimetra shi, duke e kthyer qytetin në një liqen. Rrugët u përmbytën, dyqane u dëmtuan rëndë në zonën e Spilias, ndërsa rruga drejt aeroportit u bë e pakalueshme për orë të tëra. Probleme të mëdha pati edhe në qarkullimin ajror, pasi 29 fluturime u anuluan ose devijuan në Aktio, Selanik e Janinë.

Ndërkohë, Kasturi u përball me një stuhi të papritur që shkaktoi dëme të mëdha në kulturat bujqlsore por edhe në qytet. Era me shpejtësi mbi 100 km në orë shkuli pemë, shkatërroi prodhimin e fasuleve dhe mollëve, ndërsa qindra familje mbetën pa energji për orë të tëra. Disa automjete u dëmtuan kur pemët ranë mbi to, ndërsa rrugë të tëra u bllokuan.

Në Kozan dhe Grevena, një fenomen që banorët e përshkruan si “ciklon i vogël” shkaktoi kaos. Pa shi dhe pa vetëtima, por vetëm me erëra të fuqishme, shpërthyen 9 zjarre. Linjat elektrike u dëmtuan rëndë, duke lënë mbi 38 fshatra pa energji për shumë orë. Shërbimet e zjarrfikësve ndërhynë në dhjetëra raste për të prerë pemë dhe për të shpëtuar shtëpitë që rrezikoheshin nga flakët.

Në Janinë, në sheshin Mavili, një erë e furishme shembi skenën e një koncerti vetëm pak orë para se të fillonte. Për fat, teknikët dhe punonjësit shpëtuan pa lëndime, megjithëse dëmet materiale janë të pallogaritshme. Koncerti u anulua, ndërsa qyteti u përball me dëme të shumta në hapësira publike dhe biznese.

Stuhia e mbrëmshme gjatë së cilës u regjistruan mbi 20000 rrufe në këto zona, tregoi edhe një herë fuqinë shkatërruese të motit ekstrem, duke lënë pas një panoramë të zymtë, me dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe ekonomi lokale. /Top Channel

stuhi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:06“Jeni fajtorë për arsenalet e zbrazëta”, “Shpërthimi” i Trump ndaj Pete Hegseth
  • 19:35Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet në Indinë verilindore
  • 17:41Pekini përballet me reshje të dendura, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe rrëshqitje dheu
  • 15:30Shi i rrëmbyeshëm edhe në Shqipëri
  • 14:23BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë